Java e tretë e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj do të dhurojë sfidën më interesante të tij, atë Vllaznia- Tirana. Kjo e fundit në fakt konsiderohet ekipi më I fortë I kampionatit ngaqë javën e kaluar ka mundur ekipin e Studentit, një tjetër ekip pretendent. Bardheblutë kanë marrë në rradhët disa volejbollistë cilësorë dhe për këtë arsye, pretendojnë që të mos e lëshojnë më vendin e parë. Megjithatë, këtë të shtunë prova serioze për ta do jetë përballja me Vllazninë. Ndeshja do të luhet në Shkodër, pikërisht pasditen e së shtunës në orën 17.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Pritet që në këtë ndeshje, nisur edhe nga rëndësia e madhe e saj, të jenë të pranishëm një numër I madh sportdashësish shkodranë për të mbështetur skuadrën e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja. Kjo e fundit, I ka bërë një nisje të mirë kampionatit teksa në dy ndeshjet e para të kampionatit, ka arritur dy fitore duke mundur ekipin Farka Volej në ndeshjen e parë ndërsa në të dytën ka mundur ekipin e Skënderbeut. Skuadra edhe me kthimin e kapitenit Rezart Prela, është forcuar edhe më shumë dhe prandaj pritet të rivalizojë denjësisht për titullin kampion. Dita e shtunë do jetë e ngjeshur me aktivitete të ndryshme sportive në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” teksa në orën 11.00 Vllaznia në basketboll për femra do të ndeshet me Flamurtarin e Vlorës ndërsa në orën 13.00 Vllaznia në volejboll për femra do të ndeshet me Skënderbeun e Korçës.
© shkodrasport.com