Janë zhvilluar dje në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë dy ndeshjet gjysmëfinale, të vlefshme për Kupën e Federatës në volejboll për meshkuj. Studenti- Skënderbeu dhe Tirana-Vllaznia kanë luftuar mes tyre për të prerë një biletë për në finale. Në fakt më mirë janë paraqitur kryeqytetasit që kanë fituar 3-0 dhe janë kualifikuar për në finale. Seti i parë është dhe ai më emocionuesi i takimit, pasi mbyllet me rezultatin e ngushtë në favor të Tiranës 25-22. Ndërsa tek i dyti ekipi i drejtuar nga Kalaja e ka më të thjeshtë të “përkulë” kundërshtarin dhe fiton me rezultatin 25-18.


Me dy sete në favor, ekipi bardheblu e ka më të thjeshtë ta administrojë takimin, ndërsa formacioni shkodran nuk është në gjendje që ta kthejë fatin e ndeshjes dhe mundet edhe në këtë set me shifrat 25-16. Tani është radha e finales, ku Kupa do të diskutohet ndërmjet dy ekipeve kryeqytetase. Formacioni me të cilin ka luajtur Vllaznia në këtë ndeshje ka qenë ky:
VLLAZNIA: Miloti, R.Prela, Jukni, Qafarena, Taflaj, Drinazi, R.Kola, Qerraxhia, Çekini, K.Kola, Doniku, Tafa. Trajner: A. Kalaja
© shkodrasport.com