Fabio Causio ka luajtur 11 sezone me Juventusin dhe është shpallur kampion bote me Italinë në vitin 1982. Ish-sulmuesi i djathtë, është ndalur te situata e Paulo Dybala në një prononcim për Gazzetta dello Sport, aty ku jep një koment edhe për Cristiano Ronaldon.

“Dybala është shumë i fortë, ai mund të fitojë ndeshje edhe i vetëm. Unë kurrë nuk kam pasur dyshime për të. Jam i lumtur ta shoh ta nisë nga fillimi. Paolo është në një nivel tjetër, ai di të fitojë ndeshje si pak të tjerë.

Ka pasur shumë fjalë për minutat, por ai ka pasur probleme fizike. Këtë herë Pirlo do e aktivizojë titullar dhe kjo do të thotë se është rikuperuar 100 për qind.

Me këmbën e tij të majtë ai mund të gjuajë nga çdo pozicion. Ai gjithashtu mund të luajë si trekuartist, ose si sulmues i dytë dhe të jetë vdekjeprurës. E kam të vështirë ta shoh si sulmues anësor në një sulm me tre lojtarë.

Mendoj se Dybala mund të luajë në sulm së bashku me Ronaldon e Moratan. Për Ronaldon ka pak fjalë që mund të thuhen. Po flasim për një lojtar shumë profesionist. Pavarësisht moshës, ai ka një trup të përsosur dhe ka akoma shumë dëshirë për të fituar.

Motivimi është gjëja më e rëndësishme. Unë ende e konsideroj atë më të mirin, padyshim së bashku me Messin“, deklaron Franco Causio. /abcnews/