Huddersfield Town është pranë emërimit të Jan Sieward në postin e trajnerit të ri të ekipit.

Marrëveshja mesa duket është arritur dhe do të konfirmohet nga Terriers pas humbjes ndaj Man City-t.

Ndeshja u transmetua nga Sky, që mendoi se trajneri i ri ishte duke parë ndeshjen në tribunë, megjithëse vetë klubi vendas tha se nuk ishte.

Megjithatë Sky nuk ishte i bindur dhe kjo na ka sjellë skenën më qesharake të javës.

Kamerat e kanalit televiziv kanë piketuar një person në tribunë, i cili thuhej të ishte trajneri i ardhshëm.

Një gabim trashanik, pasi ai ishte thjesht një tifoz i thjeshtë i cili kishte shkuar për të parë ndeshjen.

https://twitter.com/twitter/statuses/1087004162762686464