Ditën e djeshme në ndeshjen miqësore Vllaznia- Invaders ka patur edhe një moment shumë interesant. Në rradhët e ekipit “Invaders” është aktivizuar edhe ish- kapiteni i ekipit shkodran Ervin Berdica. Në një prononcim për mediat pas ndeshjes, ai ka shfaqur emocione për përballjen me ish- skuadrën e tij dhe njëkohësisht ka shpjeguar edhe ofertën që drejtuesit e Vllaznisë i kanë bërë së fundmi.

“Sigurisht që kisha emocione. Të ishte një ndeshje kampionati apo kupe besoj se do kishte më shumë emocione. Por, përsëri edhe pse një ndeshje miqësore kisha emocione duke luajtur ndaj Vllaznisë.

E vërtetë që ka pasur ofertë ndaj meje nga drejtuesit aktualë për t’u rikthyer sërish tek kjo skuadër, por nuk ramë dakort dhe vazhduam secili në rrugën tonë”- ka deklaruar ai.

Si një basketbollist me shumë përvojë dhe njohës i mirë i kampionatit shqiptar, Berdica është pyetur edhe në lidhje me shanset që ka Vllaznia për të shpëtuar këtë sezon dhe ai është përgjjigjur:

“Shpresojmë që këto ndryshime të jenë për mirë, pasi Vllaznia është në një situatë problematike. Por, lojtarët e afruar në janar besoj së janë të mirë. Vllaznia padyshim që do mbijetojë dhe një gjë të tillë nuk e vë në diskutim”.
© shkodrasport.com