Mbrojtësi i Juventus-it Giorgio Chiellini ka quajtur Antonio Conte-n një oficer policie duke deklaruar se ai të bënte të vdekur në stërvitje.

Qendërmbrojtësi ka punuar me trajnerin aktual të Chelsea- t tek Juve dhe te Italia, duke fituar tre Scudetto radhazi.“Me Conte-n nuk është vetëm ndeshja,” shprehet Chiellini për Daily Mail.

“Është çdo ditë, çdo seancë stërvitore. Ai është si një oficer policie. “Ndjenim disa speciale me prezencën e tij, për tre vite me të tek Juventus dhe dy vite te Italia.

“Kur përfundoje stërvitjen, ishe i vdekur. Jo i lodhur – i vdekur. Mund ta bësh vetëm pasi ke besim te puna e tij.

Jemi stërvitur njëherë 40 ditë në Francë. Ishte si të hyje në një botë tjetër. Padyshim që ai është një nga më të mirët.”Chiellini foli edhe për kundërshtarin e radhës në Champions League, Tottenham.

“Ekip i fortë. Më pëlqen dyshja belge në prapavijë.“Harry Kane është një lojtar fantastik. Ai luajti ndaj nesh tre vite më parë dhe është përmirësuar ndjeshëm. Ai tani po shënon më shumë se Messi.”/telesport/