Çiklistët e Vllaznisë i kanë dhënë fund përgatitjeve për Turin Çiklistik të Shqipërisë për të rinj, Tur ky që do të startojë ditën e enjte.

Gjendja e tyre fizike e tyre duket e mirë për më tepër që tre pjestarë të ekipit shkodran vijnë pas pjesmarrjes në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua muajin e kaluar në Maqedoni.

Edhe pjesa tjetër e ekipit ka vijuar normalisht me përgatitjet ndërkohë që ditët e fundit, ngarkesat e stërvitjes kanë ardhur duke u rritur dhe tashmë çdo gjë duket gati.

Edhe në këtë aktivitet të rëndësishëm kombëtar, ekipi i Vllaznisë do të përfaqësohet me një përbërje të plotë prej 6 çiklistësh dhe konkretisht me kapiteni Bruno Kola, për të vazhduar me Astrit Kronajn, Sion Gjokën, Gjergj Zefin, Alfons Rrashkadolin dhe Defrim Dhollen.

Trajneri Leonat Kola përpara nisjes për në këtë aktivitet shprehet për televizionin Rozafa se ashtu si në çdo aktivitet tjetër edhe këtë herë, objektivi i Vllaznisë është i qartë, për të synuar triumfin si në renditjen individuale ashtu edhe në atë ekipore.

Turi Çiklistik i Shqipërisë për të rinj për vitin 2018 do të jetë i ndarë në katër etapa. E para është ajo që starton të enjten nga Elbasan në drejtim të Pogradecit, për të vijuar më pas me dy etapa të tjera në Korçë ndërkohë që etapa e katërt dhe e fundit do të jetë ajo që do të zhvillohet ditën e dielë nga Prrenjasi deri në majë të Qafë- Krrabës në Tiranë.

Siç shikohet edhe nga itinerari, kemi të bëjmë me një garë e cila do ketë karakter kryesisht malor e cila do të nxjerrë më mirë në pah përgatitjet e secilit sportist.

www.shkodrasport.com