Nikolin Çoçlli, trajneri i skuadrës së Luftëtarit në një prononcim para mediave ditën e sotme, kur skuadra është nisur drejt Shkodrës, ku do të luajë nesër me vendasit, ka pohuar: “E kam thënë, në çdo ndeshje ne do të bëjmë më të mirën tonë. Gjithmonë e kemi tentuar dhe kemi hyrë me synime në fushë. Klima në ekip është e qetë dhe lojtarët kanë filluar që të kenë entuziazëm”.

Vllaznia
“Shpresojmë shumë që të kemi sukses në këtë sfidë, por edhe në vijim”. Pikët janë synimi kryesor, por duke pasur parasysh skuadrat me të cilat jemi ndeshur, edhe pikët që ne kemi marrë justifikojnë sadopak garancinë për më tej”.

Flamurtari
Çoçlli, edhe në konferencën e sotme para ndeshjes së radhës, u ndal te sfida e humbur në shtëpi me Luftëtarin, ku shtoi se: “Ndeshja me Vlorën nuk e justifikoi aspak ecurinë apo ambiciet që ne kemi. U futëm për ta fituar, por hasëm vështirësi, – tha Çoçlli fillimisht.

Grupi
“Skuadra ka 22 lojtarë, 11-të do luajnë dhe 10-të apo 11-të të tjerët do jenë gati. Kush punon dhe jep maksimumin në stërvitje do të ketë shanset e veta. Ai që punon fiton”, – tha trajneri i bluzinjve në fund të prononcimit të tij./Vipsport/