Në mbrëmjen e sotme do të luajnë tre ekipet shqiptare në ndeshjet e kthimit të turit të dytë eliminator të Conference League.

Vllaznia do të luajë në Rumani ndaj Universtitatea Craivo në orën 19:30. Ndeshja e parë në “Loro Boriçi” ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1 dhe sot pritet sinjalizimi final I gjyqtarit për të kuptuar të kualifikuarin.

Në orën 20:00, Laçi do të ndeshet në “Elbasan Arena” ndaj modavëve të Petrocub. Ndeshja e parë ka përfunduar në rezultatin 0-0 dhe ekipi kurbinas shihet si favorit në këtë sfidë.

Në mbrëmje, në orën 21:00, Tirana d otë ndeshet në Bosnjë ndaj kampionëve të Zrinjskit. Ekipi boshnjak fitoi ndeshjen e parë në “Air Albania” me rezultatin 0-1 dhe gjithashtu sot priten të jenë favorit për të kaluar në turin tjetër. Do të luhen 90 minuta dhe ekipi kryeqytetas nuk është dorëzuar dhe do të provojnë përmbysjen e madhe për të vazhduar aventurën evropiane.