Ne futbollin shqiptar shpeshhere ndodhin çudira nga me te ndryshmet dhe e fundit eshte ajo me Apolonine e femrave. E perjashtuar per te mos marre pjese ne edicionin e sivjetm te Kupes se Shqiperise per shkak te braktisjes se finales te sezonit te kaluar, ne fakt nuk rezulton e tille dhe te shtunen do te zbrese ne fushe per te nisur perpjekjet e saj per ta fituar kete trofe.

Me 2 qershor te vitit te kaluar, Apolonia nuk u paraqit ne finalen qe do luante ndaj Vllaznise ne “Air Albania” dhe si rrjedhoje, dy dite me vone, Komisioni i Disiplines prane FSHF-se mori kete vendim:

“Apolonia – Femra, për braktisjen e ndeshjes finale të vlefshme për Kupën e Shqipërisë Femra, kundër Vllaznia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 32.2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara në sezonin pasardhës dhe dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/d të KDS, gjoba të aplikohet në masën 5%”.

Qe do te thote se fieraket ishin automatikisht te perjashtuara nga edicioni i rradhes i Kupes se Shqiperise, ky i sezonit aktual 2021-2022, por ne fakt kjo nuk ndodhi. Ne faqen e Federates, pikerisht ne vendimet e Komisionit te Apelit, nuk ka asnje vendim qe ky vendim ka ndryshuar. Qe do te thote se ai mbetet ne fuqi dhe Apolonia nuk duhej te merrte pjese ne edicionin e kupes se ketij viti.

Por ne fakt nuk na rezulton keshtu. Diten e shtune, Apolonia do te jete ne fushe per te luajtur ndeshjen çerekfinale te ketij kompeticioni ndaj Kinostudios!!! Diçka vertete e habitshme qe kerkon nje shpjegim nga vete institucioni i futbollit./SHKODRA-SPORT.COM/