Dita e enjte do të jetë një ditë e veçantë për arbitrin e Superiores, Eldorian Hamiti.

Ky i fundit do të debutojë në arenën ndërkombëtare në një ndeshje të Europa Ligë. Atij i është besuar ndeshja mes Apolon Limasolit dhe Stumbrasit.

Ndeshja e parë është fituar nga lituanezët me rezultatin 1-0 dhe pritet të jetë një ndeshje e luftuar. Ai gjithashtu do të ndihmohet edhe nga anësorët Çokaj e Doda.

Kryesor: Eldorian Hamiti

Asistent: Ridiger Çokaj

Asistent 2: Egin Doda

I katërt: Kreshnik Cjapi

Vëzhgues: Kevin Azopardi (Maltë)

Delegat i UEFA: Jozev Kliment (Sllovaki)