Trajneri i kombëtares U-19 të Shqipërisë, Nevil Dede gjate emisionit “Pressing” eshte ndalur te barazimi 2-2 mes Vllaznisë dhe Teutës. Shkodranët janë tema e momentit dhe Artan Hoxha, gazetari i njohur, zbulon problemet e mëdha të kuqebluve.

DEDE: Pjesa e dytë e Teutës më la një shije të mirë, nuk ndodhte prej kohësh. Skuadra tregoi se ka karakter, ka eksperiencë, portieri nuk ka bërë mirë në disa raste. Janë një skuadër e fortë, nuk kanë fantazi, por luajnë një futboll horizontal.

Tirana do e ketë të vështirë me ta në kampionat, sidomos nëse pengon qarkullimin e topit të bardhebluve. Nëse Dedja arrinte rezultat pozitiv sot me Vllazninë, do i jepte moral skuadrës.

Më bën përshtypje Sherri. Ai gaboi, por nuk është fundi i botës. Nuk e meriton portieri i huaj të luajë përpara tij. Jemi munduar t’i japim oksigjen lojtarëve të kampionatit.