Trajneri i Vllaznisë, Hysen Dedja ka folur për Gol pas Goli pas barazimit që Vllaznia mori 2-2 me Teutën në Loro Boriçi. Dedja që ka pak ditë në stolin e shokodranëve, shtoi se ai nuk mund të rrisë asgjë veç asaj që ka gjetur në ekip.

Çelësi i tjetërsimit të Vllaznisë? 45 minutëshi i parë kishte ndryshim por pjesa e dytë nuk ishte si duhet. Edhe kundërshtari ka pasur probleme si ne me pandeminë, por si duket kundërshtari ka qenë më i aktivizuar fizikisht. Trajneri ka qenë maqedonas dhe ka qenë larg. Ka pasur probleme me rrogat dhe kjo jep të sajën.

Kthehem te ndeshja, kishim mundësi për 3-1 por nuk e shfrytëzuam. Të them të drejtën nesër do bëj analizën, kam besim dhe në Durrës do shkojmë për kualifikim. Ndeshjet janë të ngjeshura.

A është ekipi brenda pritshmërisë suaj? E kam ndjekur skuadrën dhe e them me plot gojë që është ndryshe nga 3-4 vitet e fundit. Ka brumë, ka mundësi. Ndeshjet janë të shpeshta. Duhet menaxhim. Unë asgjë tjetër më shumë nuk mund të rris./newsport/