Teuta ia doli të barazojë në funin e ndeshjes 2-2 Vllazninë në Shkodër, duke marrë një rezultat mjaft të mirë në transfertë. Djemtë e Detit nuk u dorëzuan, ndërsa këmbëngulja dhe talenti i lojtarëve bënë që shkodrani Martini t’i bënte dëm Vllaznisë. Për Gol Pas Goli trajneri i Teutës tha:

“Unë mendoj që e niosëm mirë takimin, më pas një gabim te goli i parë na solli shok. Tentuam, kishim paqartësi dhe e humbëm sigurinë. Me fillimin e të dytës kishim më shumë mundësi, shtuam sulmet, mund të kishim raste të tjera.

Jorgjit nuk i ecën me ne, nuk akordoi 2 penallti. E kishim planifikuar të vështirë. Kështu si shkoi loja na kënaq ky rezultat.

Lojtarët? Jam i kënaqur me të gjithë, Hebaj, Grudën dhe Kapllanin. Është e ardhmja e ekipit por jemi në momentin që na duhet një sulmues race sepse kemi probleme në finalizim.

Ndeshje me 2 fytyra? Vllaznia luajti në mbrojtje dhe dolëm nga detyrat që na bënë të pasigurt pas golit që pësuam. Pjesa e parë ishte e dobët dhe ishim konfuz. Gjendja psikologjike ndryshoi pjesën e  dytë, u qetësuam në të dytën. Djemtë dhanë maksimumin dhe treguan karakter. E kisha pritur të vështirë por jo kaq.

Kapllani? Është djalë i ri, aftësi fizike dhe këmbëngulës edhe në ajër. Ka të ardhme. Është e saktë që ka dëgjuar më shumë xhaxhanë sesa babanë”, tha Martini./newsport/