Eshte mbyllur ne barazim 2-2 çerekfinalja e pare te Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Teutes, nje rezultat qe favorizon Teuten per ndeshjen e kthimit qe do te luhet pas dy javesh ne Durres.

Të dyja skuadrat e kanë nisur ndeshjen me ndryshime në formacion teksa më të shumta kanë qenë tek Vllaznia teksa Dedja ka lënë në stol Likën, Shtubinën, Sidorencon e Junior dhe në lojë kanë qenë nga minuta e parë Zogaj, Kruja, Shehi e Marku. Por jo vetëm kaq sepse ka ndryshime edhe në skemë teksa Adili e Gurishta kanë kaluar në mesfushë.

Takimi nis në mënyrën më të mirë të mundshme për Vllazninë. Mbrojtësi Hoxha nuk merret vesh me shokët e mbrojtjes por
edhe portierin Frashëri duke ia dhuruar topin Zogajt që me qetësi përballë portierit kundërshtar, e dërgon atë në
rrjetë.

Në minutën e 21-të ndërkohë ka një pengim në zonë të njërit prej lojtarëve shkodranë dhe arbitri Jorgji ka treguar
pikën e bardhë të 11-metërshit. Atë e merr përsipër ta ekzekutojë Hygor që është i saktë dhe shënon golin e dytë për
Vllazninë.

Pas pësimit të golit të dytë, Teuta sikur zgjohet dhe sheh më tepër drejt portës shkodrane megjithatë i mungojnë
rastet sepse Vllaznia mbrohet mjaft mirë. Por ne minuten e 35-te ka qene Beqaj shume prane golit megjithate reagon mjaft mire portieri Efremov duke e grushtuar topin.

Deri ne fund te 45 minuteshit nuk do te kishte zhvillime te tjera dhe per rrjedhoje kjo pjese e pare e kesaj ndeshje eshte mbyllur me epersine e Vllaznise 2-0.

Në fillimin e së dytës është Teuta që kontrollon gjithçka dhe në një moment Jorgji akordon 11-metërsh por ndërhyn
anësori Ganxhi që kishte sinjalizuar më parë për pozicion jashtë loje. Më pas, në një kundërsulm të shpejtë lojtarët miq kanë mundësi të rrezikojnë seriozisht portën e Vllaznisë, por gabojnë në pasimin e fundit.

Në minutën e 55-të ka një rast të mirë për miqtë por portieri Efremov grushton mjaft mirë topin duke shpëtuar portën e tij nga një gol i sigurtë. Nderkohe edhe Vllaznia ka nje rast te mire ne minuten e 68-te me ane te Zogajt qe ka shfrytezuar nje dalje te portierit Frasheri, por topi i gjuajtur prej eshte i lehte dhe nuk mberrin ne porte.

Ne minuten e 79-te nderkohe eshte nje aksion i gjate i Teutes, Hebaj gjuan fort dhe grushton Efremov, topi mbetet ne zone dhe aty eshte Kallaku qe qe gjuan sakte dhe topi perfundon ne rrjete. Nje gol qe gezon pa mase durrsaket sepse ai do t’i vleje jo pak per ndeshjen e kthimit. Junior ne shtese do te kishte mundesi te shenonte golin e trete por nuk ia del.Ate qe se ben Vllaznia, do ta bente Teuta qe ne minuten e 93-te do te barazonte me ane te Kapllanit. Perfundimisht 2-2.