Per basketbollin lezhjan dhe ate shqiptar pasditja e sotme eshte historike. Skuadra e Beselidhjes per here te pare ka siguruar daljen ne finalen e kampionatit, ku do te diskutoje titullin kampion me fituesin e çiftit Tirana- Teuta.

Pasditen e sotme skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali e ka fituar edhe ndeshjen e dyte gjysmefinale ndaj Kamzes, madje kete here me lehte sesa ne ndeshjen e pare. Ne ndeshjen e sotme, Beselidhja ka arritur te triumfoje 87-58.

Qe ne fillim ky takim ka nisur me epersine e lezhjaneve te cilet e kane fituar perioden e pare me rezultatin 22-11, nderkohe qe Kamza eshte munduar te reagoje ne te dyten te cilen e fiton 21-20, megjithate ajo shkon ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 10 pikesh ndaj Beselidhjes.

Kjo ka arritur ta fitoje perioden e trete 18-12 dhe po ashtu edhe te katerten 27-14 dhe ne kete menyre, e ka fituar edhe krejt ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 87-58. Ne kete menyre me rezultatin e ndeshjes 2-0, Beselidhja ka arritur te kualifikohet per ne finalen e kampionatit.

Ajo pret tashme te mesoje edhe emrin e kundershtarit me te cilin do te garoje per fitimin e titullit kampion te ketij sezoni. Investimi i drejtuesve te Beselidhjes eshte bere per ta shpallur kampione dhe tashme pritet vetem kurorezimi i tij./SHKODRA-SPORT.COM/