KF Ada duke marrë shkas nga ato çfarë ndodhën në ndeshjen e javës së 26-të në mes ekipit tonë dhe atij të Skraparit detyrohet të dalë me këtë deklaratë për shtyp për të denonuar aktet e dhunës të ndodhura në këtë ndeshje si dhe për t’I kërkuar FSHF-së marrjen e masave të duhura për mospërsëritjen e tyre.

KF Ada është I indinjuar nga pritja që na është bërë prej ekipit të Skraparit e për më tepër, nga dhuna e ushtruar ndaj ekipit tonë si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Për çudi, që në momentin e mbërritjes në stadiumin e Skraparit, hasëm në presione nga më të ndryshmet ndaj nesh, në lidhje gjoja me ndeshjen tonë ndaj Himarës një javë më parë. Sa për saktësuar gjërat në lidhje me takimin ndaj Himarës të cilin e humbëm 1-2 në Velipojë, bëjmë me dije se ka qenë një humbje që na ka kushtuar jo pak ekipit tonë sepse pas asaj humbje, pozitat tona në renditje u përkeqësuan dhe u shtuan shanset për rënien nga kategoria. Për atë humbje, klubi ka marrë masat e duhura ndëshkimore duke gjobitur gjithë futbollistët me nga një rrogë mujore e po ashtu ndonjë prej futbollistëve është paralajmëruar me përjashtim për mosimpenjim në atë ndeshje. Në kushte të tilla, ne sigurisht që shkuam për të marrë pikë në Skrapar. 

Sa I takon kësaj ndeshje, ekipi reagoi mirë dhe tregoi se kishte hyrë në fushë për fitore. Por për çudi, që përpara ndeshjes civilë të ndryshëm Brenda rrethimit të fushës, na kërkonin që ne të toleronim në këtë takim. Edhe nga jashtë fushe, kishte njerëz që na ofendonin madje edhe me presione të tilla si “s’do dilni të gjallë nga fusha”. Presioni ka vazhduar edhe nga lojtarët vendas madje kapiteni I tyre, ka goditur njërin nga futbollistët tanë ende pa filluar ndeshja dhe meritonte që aty karton të kuq por gjyqtari e toleroi.

Kartoni I kuq I pari që u dha për futbollistin e Skraparit ka qenë mëse I drejtë sepse ai ka goditur mbrojtësin tonë Tota që u mundua të mbrohej dhe me të padrejtë u ndëshkua edhe ai me të kuqe. Ne shënuam golin e parë, më pas u gjendëm nën një presion të madh të vendasve. Dhunë e paparë në fushë. Grushta, shkelma mbi futbollistët tanë por ata luajtën si heronj. Skrapari arriti të barazonte rezultatin me një gol që erdhi nga një faull dhe përveç kësaj, ishte totalisht pozicion jashtë- loje por gjyqtari, nën gjithë atë presion, nuk mund ta anullonte dot. Në minutën e 43-të, njëri nga lojtarët vendas ndërhyri në mënyrë të dukshme dhe me dashje ndaj futbollistit tonë Murati për ta dëmtuar dhe kuptohet që gjyqtari duhej ta kishte ndëshkuar menjëherë me të kuqe. Ai I nxorri në fakt të verdhën, që ishte e dyta për të dhe automatikisht e dyta. Pas atij momenti, nuk është parë më lojë. Futbollistët godisnin njëri pas tjetrit gjyqtarët, e në këtë dhunë u përfshinë edhe drejtues të klubit dhe tifozë që kaluan rrethimin. Për fat të mirë, presidenti I ekipit të Skraparit Hysen Caka mori në mbrojtje ekipin tonë dhe me to nuk ka pasë asnjë incident dhe me këtë rast duam ta falenderojmë publikisht atë. Pikërisht për këtë gjest të tij, ne si ekip ishim dakord të vazhdonim lojën, por ishin gjyqtarët që nuk pranuan të vazhdojnë pas rrahjes masive që iu bë atyre. Madje, dhunën e kanë provuar mbi shpinën e tyre edhe vëzhguesi dhe delegate I ndeshjes. Në kushte të tilla ndeshja nuk vazhdoi.

Por nëse në fushë nuk pati dhunë ndaj futbollistëve dhe stafit tonë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për dhunën e ushtruar nga tifozët pas ndeshjes mbi autobuzin e ekipit tonë të cilit I thyen xhamat.

KF Ada gjen rastin të falenderojë forcat e policisë  së Skraparit për marrjen tonë në mbrojtje në këtë ndeshje sepse nëse nuk do ishte mbrojtja e tyre, pasojat mund të kishin qenë shumë të mëdha.

KF Ada, I kërkon FSHF-së të marrë urgjentisht masat që ndeshje të tilla, të shoqëruara me atë dhunë të paparë, të mos përsëriten më. I kërkojmë të dënojë fajtorët dhe autorët e ushtrimit të dhunës.

KF Ada u bën të qartë të gjithë ekipeve, njëkohësisht edhe FSHF-së se pavarësisht dëmit që mund t’u shkaktojë ekipeve të tjera, pretendente ose jo, se do luajë pastër deri në fund të kampionatit dhe prandaj duhet të meritojë vëmendjen e të gjithëve për këtë gjë dhe jo të dhunohet siç u dhuna në Skrapar.

KF ADA