Granit Xhaka mund të lërë Arsenalin dhe të kalojë në kampionatin italian. Ky është lajm i fundit, që “Il Tempo” ka publikuar.

Emri i ri për mesfushën e skuadrës së Romës është pikërisht ai i Granit Xhakës.

25-vjeçari shqiptar që luan për Zvicrën, nuk është një titullar i padiskutueshëm tek Arsenali dhe Monki po përpiqet ta marrë këtë lojtar me një çmim të arsyeshëm, me anë të ndihmës së disa ndërmjetësve.

Xhaka ishte ndër lojtarët më në formë të Zvicrës në Botëror dhe të gjithë e kanë ende të freskët atë gol që ai shënoi ndaj Serbisë.

Por për aktivizimin në Angli ka pasur shumë kritika dhe gjasat janë që mesfushori të ndërrojë ambient. /vipsport/