HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREDëshira nuk mjafton, Veleçiku nuk ia del "të shqetësojë" Skënderbeun

Dëshira nuk mjafton, Veleçiku nuk ia del “të shqetësojë” Skënderbeun

Pavarësisht dëshirës së koplikasve për të bërë ndonjë surprizë ndaj kampionëve në fuqi të Skënderbeut, ata nuk ia kanë dalë.

Në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, të luajtur pasditen e sotme në Koplik, kanë qenë korçarët ata që kanë triumfuar.

Madje pa shumë vështirësi teksa në fund të takimit është sigluar rezultati 0-3 në favorin e tyre.

Ka qenë Gripshi ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 20-të dhe me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë.

Në të dytën, pikërisht në minutën e 58-të do të ishte Ajzeraj që do të dyfishonte shifrat ndërsa nëntë minuta para fundit, Oto John do të shënonte edhe golin e tretë dhe të fundit të takimit.

Me këtë rezultat, Veleçikut i bie që të udhëtojë thjesht për turizëm pas dy javësh për në Korçë.

Objektivi i tyre është i përqendruar në kampionat ku padyshim që do ta ketë shumë të vështirë t’ia dalë në rrugën për të mbijetuar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments