Dinamo u mposht nga Egnatia me rezultatin 0-3, dhe pas ndeshjes trajneri i bluve, Luixhi di Biaxho ka dhënë një deklaratë.

“Nuk jam i kënaqur me lojën e shfaqur sot, nuk bëmë shumë në aspektin ofensiv, mendova se ishim në rritje por mesa duket nuk ishte kështu. Egnatia e meritoi fitoren neve na ngelet veçse të punojmë. Nuk është problem i një apo 2 individëve, është i gjithë skuadrës, duke filluar që nga unë i pari, të gjithë duhet të bëjnë më shumë.

Ishte një zëvendësim për të dhënë diçka në repartin ofensiv, më pas kur ngelëm më 10 lojtarë mendova të bëja ndryshim, dhe zgjodha Vilën në vend të Kaçorrit për të na dhënë diçka më shumë. Duke parë mungësat që kemi në fushë, u pa dhe ajo që u pa në fushë, prandaj Allmuçën e nxorra mesfushor.

Edhe për djaloshin që doli sot në fushë, bëri aq sa mundi. Në dy ndeshjet e mia të para skuadra ishte mirë, por duke parë mungesat është problem për të pasur vazhdimësi dhe agresivitet. Pikët janë pak, situata duhet pranuar, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të punojmë. Sot kishte shumë gabime teknike, nuk ka rrugë tjetër veç punës.

Nëse gërshetohen skualifikimet dhe dëmtimet nuk kam çfarë të bëj. Nëse nuk luan Lorran, duhet të luaj unë, skemi kë të fusim tjetër dhe Lorran po bën mirë pavarësisht që po luan në një rol që nuk i përket” tha ai për MCN TV.