Vllaznia u mund me përmbysje nga Laçi në transfertë në javën e katërt të Superiores. Trajneri Migen Memelli nuk u shpreh tepër i lumtur, por duke thënë se skuadra duhet të vazhdojë me kokën lartë.

“Pse nuk jam në momentin më të mirë? Përpos rezultatit, ajo çka duhet të menaxhonim, pjesa mbas shënimit të golit deri në fundin e pjesës së parë. Nuk duhet të humbnim topin. Pjesa e dytë ishte më e balancuar. Besoj se çunat dhanë maksimumin, nga i pari te i fundit. Është një rezultat që dhemb deri diku. Për tre ditë kemi ndeshjen tjetër me Teutën dhe duhet vazhduar me kokën lartë.

Dhemb padiskutim. Nuk kënaqemi kur humbasim. Përgjegjësia nis nga unë i pari. Duke parë që ndeshjet janë shumë afër, vjen ndeshja tjetër me Teutën.

Nëse marrim dy rastet e Grudës, nëse do ktheheshin në gol. Nëse do ta ndajmë skuadrën në reparte, atëherë do të merremi me individë të caktuar. Mua nuk më pëlqen kjo. Ajo çka donim të izolonim ishte Kryeziu dhe duhet ta menaxhonin Boshnjaku dhe Balaj. Goli i parë ishte një gabim në vendosje që mund ta menaxhonim më mirë. janë gjëra që ndodhin dhe herë-herë, ne si trajnerë e dimë shumë mirë që humbet përqendrimi. Duhet dhënë dhe kreditë kundërshtarit, me një goditje jashtë zone lëshoi një gjuajtje të pakapshme. Qarri e bëri pjesën e tij, e mbrojti portën shumë mirë. gjatë 90 minuta është një situatë dhe lojtarët duhet të kuptojnë që ne luajmë për 100 minuta në të gjitha fazat.

Hakaj? Dëmtimet janë pjesë e lojës. Nuk mund të bëjmë dot ndryshe në këtë moment. Më mërziti më shumë që shkaktojmë faull ndaj një lojtari që ishte i kthyer nga porta. Nga një përqendrim i lartë lojtarët dalin nga detyra, por kjo është edhe pjesa ime.

Arbitrimi? Nuk kam asnjë koment. Nuk dua të merrem më me këtë. Ajo që po kërkoja ishte që duhej dalë topi jashtë, pasi u vra një lojtarë i joni. Mund ta kishte menaxhuar më mirë.

Tensioni i Balajt? Janë gjëra prezente. Ne do të flasim me Bekimin. Po marrin kartonë të panevojshëm. Ata janë lojtarë të maturuar dhe duhet t’i menaxhojnë më mirë këto situata. Jo se nuk i menaxhojnë, por ndonjëherë tensioni për të fituar ndeshjen të bënë të dalësh nga ndeshja”, u shpreh Memelli për “MCN”.