E ka kaluar nje pjese te mire te karrieres se si si sportist larg Lezhes dhe ka luajtur ne nivele te larta. Si rrjedhoje ka krijuar nje emer shume te mire duke fituar respektin e te gjithe ne mbare Shqiperine. Tashme pas lenies se sportit nderkohe Dritan Smajli ka nisur rrugetimin e tij si trajner, por ne Lezhe nuk i kane dhene asnjehere vleresimin e duhur.

E ate qe se gjeti ne Lezhen e tij, e ka gjetur ne Malesi te Madhe, aty ku kryebashkiaku Tonin Marinaj i ka besuar drejtimin e Veleçikut. Tekniku aktual i koplikasve ne nje prononcim per “Lezha Press” e ngre kete shqetesim, mosvleresimin aq sa duhet ne qytetin e tij, nga drejtuesit e tij.

“Gjithe jeta ime ka qene sporti, futbolli. Si per çdo femije edhe per mua, karriera ka nisur neper rrugica. Me pas shkeputem nga Lezha ne moshen 15 vjeçare per te shkuar ne Tirane per te mbaruar Shkollen e Mjeshtrise Sportive dhe luajtja atje per 4 vite. Me pas u riktheva serish ne Lezhe ku luajta edhe per dy vite me Beselidhjen.

Me pas u transferova tek Kastrioti i Krujes, per te vazhduar me pas me Vllaznine me te cilen kam luajtur per 5 vite, me Tiranen per nje sezon dhe tek Kukesi per dy sezone. Pra, kam qene per shume vite larg Lezhes.

Aktualisht jam trajner futbolli ne Koplik ku bashkepunoj me kryebashkiakun Tonin Marinaj. Jam detyruar te marr rrugen sepse ne Lezhe nuk kemi pas asnjehere vemendjen e duhur ne qytetin tim dhe kjo eshte e pafalshme. Jam nje figure e sportit, kam kaluar te gjitha moshat e ekipeve kombetare, nga U15 deri tek U21.Jam grumbulluar edhe ne ekipin e pare kombetar ne kohen e De Biazit”.- eshte shprehur Dritan Smajli./SHKODRA-SPORT.COM/