Lorenc Trashi nuk është më pjesë e Qadsias! Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti gramshiot, që i ka dhënë fund aventurës në kampionatin kuvajtian pas plot 2 vitesh e gjysëm.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, Trashi nuk ka nguruar të falenderojë presidentin, stafin si dhe tifozët e skuadrës së Qadsias pas kësaj aventurë. Kujtojmë që Trashi u transferua në Kuvajt, nga skuadra e Partizanit, ndërkohë që tani me shumë gjasa do të nisë një aventurë të re larg Kuvajtit.
“Nga sot nuk jam më lojtar i Qadsia SC. Dua të falënderoj presidentin, stafin dhe tifozët për 2.5 vitet e kaluara këtu! Faleminderit Kuvajt”, shkroi Trashi në Instagram.
Ne kete menyre, tashme Trashi eshte nje alternative pse jo edhe per te gjithe ekipet e Superliges shqiptare te cilet duhet te nxitojne per t’i bere oferten ne menyre qe ta bejne pjese te tyre qe ne kete moment.