Pas “finales” se pare te kaluar me sukses, asaj me Naftetarin qe e fitoi me rezultatin e thelle 4-0, ekipi i Veleçiku tashme po behet gati per “finalen” e dyte, ate te parafundit per arritjen e objektivit te tij, ngjitjen ne kategorine e pare.

Diten e enjte, koplikasit do te ndeshen me ekipin e Valbones se Tropojes, ne ndeshjen qe do te luhet ne stadiumin e Vores duke nisur nga ora 16:00.

Ne prag te kesaj ndeshje, trajneri Dritan Smajli ka dhene nje prononcim per gazetarin Bashkim Ramekaj ku eshte shprehur: “Luajme ne nje fushe te mire, ne nje stadium te mire. Kundershtarin e njohim tashme ngaqe jemi ndeshur dy here gjate ketij sezoni me te, ashtu siç na njeh edhe ai neve.

Megjithate mendoj dhe besoj se jemi diçka me mire neve. Une them se kemi ndoshta edhe pak me shume cilesi e kualitet ne rradhet tona, por le t’ia leme fushes. Veleçiku ka filluar sot pergatitjet per kete ndeshje dhe tashme presim vetem ndeshjen, me shpresen per ta kaluar me sukses edhe ate.

Me perjashtim te Ujkajt qe eshte ndeshkuar me karton te kuq ne ndeshjen ndaj Naftetarit, te gjithe lojtaret e tjere do t’i kem ne dispozicion dhe nuk na mbetet gje tjeter veçse te mendojme per te fituar edhe diten e enjte ne fushen e lojes”./SHKODRA-SPORT.COM/