Pas fitores ndaj Dinamos, trajneri i Laçit Shpëtim Duro u shpreh se ndeshja u zhvillua në kushte jo normale atmosferike dhe mund të kishin rrezikuar edhe humbjen prej saj.

Duke folur për emisionin “Gol pas Goli” tekniku theksoi se kjo fitore ishte e nevojshme në mënyrë që skuadra të rimarrë veten dhe të luftojë deri në fund.

Duro theksoi se ka shumë lojtarë të mirë në ekip dhe sipas tij u duhet vetëm të rimarrin formën optimale që të japin maksimumin në fushë.

A menduat në ndonjë moment se mund ta kishit humbur ndeshjen? “Me këtë situatë që ishte sot dhe me kushtet jashtëzakonisht të këqija atmosferike na u vështirësua puna shumë. Morëm një gol me herën e parë që Dinamo shkoi në portë dhe mund të kishim rrezikuar.”

Gjendja e skuadrës, më e mirë: “Shumë. Mentori dihet çfarë kualiteti ka, Guindo po ashtu. Ka ardhur në gjendje të mirë Adeleke, do vijë edhe Zarubica. Skuadra është përgjithësisht mirë. Por ky trepikësh bën që gjërat të rregullohen gradualisht.”

Nervozizmi gjatë pjesës së parë: “Kam qenë i stresuar gjatë gjithë ndeshjes pasi ishte një erë e madhe dhe në një situatë të tillë çfarë nuk ndodh, por fati ishte me ne, pasi kemi objektiva ndryshe nga Dinamo. Dinamo a kualitet dhe lojtarë shumë të mirë dhe nuk e meritonin të ishin në këtë situatë.”

Ndryshimi nga kampionati i kaluar: “Këtë skuadër kam pasur pas Europës, janë në gjendje, por thjesht duhet dhe pak punë që të rikthehen në formë, plus dhe besimi tashmë pas fitores.”

Titulli: “Do të luftojmë për vendin e dytë, por asgjë nuk ka mbaruar as për vendin e parë pavarësisht diferencës, por do jetë një luftë e ashpër.”

Rikthimi te fitorja: “Kjo është ndeshja e dytë e imja në kampionat, arritëm një barazim ndaj Vllaznisë në Shkodër, por kjo është ndeshja e dytë e imja dhe mendoj se kjo fitore ndikon.”