Janë luajtur sot ndeshjet e grupit B në Kategorinë e Dytë. 21 gola në gjashtë takime, ndërsa në Vlorë Flamurtari ka fituar 4-1 me Luftëtarin, duke siguruar matematikisht ngjitjen në Kategorinë e Parë si kampion në këtë grup.

Kur duhen edhe dy javë nga fundi i sezonit në të Dytën, vlonjatët e Resulit kanë lënë pas tetë pikë Labërinë, me këta të fundit që sot bënë detyrën ndaj Përmetit në Nartë.

Në ndeshjet e tjera, Gramozi ka humbur me Sopotin në Librazhd duke komplikuar pozitat e mbijetesës, ndërsa tri pikë kanë marrë edhe Albpetroli e Naftëtari.

Java e 20-të e Kategorisë së Dytë në Grupi B

Rezultatet finale:

Albpetrol-Devolli 1-0

Naftëtari-Tepelena 3-2

Memaliaj-Këlcyra 1-0

Labëria-Përmeti 4-0

Sopoti-Gramozi 3-0

Flamurtari-Luftëtari 4-1