Laçi ka arritur të kthehet te fitoret pas ndeshjes së përfunduar 2-1 ndaj Dinamos. Vendasit kaluan të parët në avantazh pas 35 sekondash lojë me autor Guindo. Dinamo arriti të gjejë forcë me fillimin e pjesës së dytë, për të barazuar në 1-1 me debutuesin Fejzulla në minutën e 61’.

Megjithatë laçjanët nuk ishin të kënaqur me një pikë dhe kështu një penallti e shndërruar në gol nga Zarubica në minutën e 86’, i dha tre pikët veriorëve.

Për Gol pas Goli foli në përfundim të sfidës trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli. Ai kishte kritika për mbrojtësin e tij dhe arbitrimin që dha penallti të paqenë.

“Goli i parë ishte gabim i joni dhe shpresoj që ky lojtar të mos mendoj se ka ardhur për pushime.
Kemi bërë një ndeshje të mirë në të gjitha aspektet. Nuk e kam zakon të flas për arbitrat, por nuk e di çfarë ka parë arbitri gjatë penalltisë.

Klubi ka investuar shumë, kërkojmë vetëm respekt, lojtarët po bëjnë mirë. Duam të vlerësohemi për merita tona dhe jo faktorë të jashtëm. Qëkur kam ardhur këtu kemi gabuar vetëm një ndeshje, të cilën e luajtëm keq.

Rexhinaldo i ka marrë kohën Shehut dhe Shehu e ka goditur. VAR nuk mund të gabojë në një rast të tillë.
Simoni ka bërë dy pritje të mira, Dinamo erdhi këtu dhe u ndesh me vendin e dytë të klasifikimit.
Cinizmi apo ana filozofike nuk janë në fizionominë e Dinamos.Nuk humbëm nga vendosja e mbrojtësve”, tha Vanoli.