Tradita e ndertimit te formacionit me te mire te javes nga “Oversport” ka vijuar edhe kete jave duke marre mendimet e ish- futbollistit te kombetares shqiptare Andi Lila. Ai ka ndertuar edhe 11-shen me te mire te javes se trete te “Abissnet Superiore” duke patur padyshim brenda saj edhe futbolliste te Vllaznise.

Per suksesin e saj ndaj Tiranes, Lila ka zgjedhur si pjese e ketij formacioni dy lojtare te Vllaznise dhe pikerisht mesfushorin Lorik Boshnjaku dhe sulmuesin brazilian Kaina Nunes. Ne fakt te dy ata kane spikatur me shume se te tjeret me lojen e zhvilluar ne fushe.

Formacioni me i mire i javes se trete sipas Liles nis me portierin Qirko te Teutes, per te vazhduar me treshen e mbrojtjes te perbere nga Kacbufi i Egnatias, Sadiki i Erzenit dhe Rami i Kastriotit. Ne mesfushen me kater, perpos Boshnjakut ai ka vene edhe Mehmetin e Kastriotit, Caren e Partizanit dhe Musten e Egnatias.

Ndersa tre sulmuesit e zgjedhur si me te miret e javes bashke me Kainen e Vllaznise jane edhe Skuka i Partizanit dhe Delarge i Egnatias. Nderkohe si trajnerin me te mire te javes ai ka zgjedhur ate te Kastriotit, Emiliano Çela pikerisht per shkak te fitores me shume vlere qe mori ne transferten e veshtire te Kukesit./SHKODRA-SPORT.COM/