Java e 26-te e Kategorise Superiore tashme eshte lene pas dhe natyrisht qe eshte koha per te bere bilancet e saj. Panorama Sport ka bere edhe perzgjedhjen e formacionit me te mire te javes, lojtareve dhe trajnerit me te mire.

Në 11-shen që ka përzgjedhur si më të mirën e javës së 26-të, bëjnë pjesë edhe dy futbollistë të Vllaznisë. Bëhet fjalë për portierin Andreja Efemov dhe kapitenin Gilman Lika.

I pari ka qenë protagonist me 2-3 pritje të bëra gjatë ndeshjes ku arriti të tregonte vlerat e tij si një pikë e fortë e skuadrës shkodrane, ndërkohë që kapiteni me golin e shënuar nga 11-metërshi, i dha fitoren dhe trepikëshin me shumë vlerë Vllaznisë.

Në fakt jo vetëm paraqitje e këtyre dy lojtarëve por edhe e disa të tjerëve ka qenë shumë e mirë në këtë ndeshje shumë të vështirë dhe njëkohësisht edhe të rëndësishme për Vllazninë.

Efremov me paraqitjet që po bën, ka sjellë qetësinë tek stafi ndërkohë që Lika ndonëse është më veterani në skuadër, vazhdon të vrapojë papushim e të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës shkodrane, madje edhe golashënuesi më i mirë i saj.
www.shkodrasport.com