Konyaspor mposhti me rezultatin 2-0 Bate Borisov duke siguruar biletën për në raundin e tretë të Conference League.

Në fushë për turqit ishin edhe lojtarët shqiptarë Bytyqi, Çekiçi e Cikalleshi.

Por, ai që nuk mundi ta mbyllte rregullisht sfidën ishte sulmuesi i kombëtares, Cikalleshi që u ndëshkuam me dy kartonë të verdhë në harkun e 13 minutave.

Gjyqtari nuk e fali kavajasin dhe e ndëshkoi duke bërë që Cikalleshi të humbasë edhe ndeshjen e turit të tretë ndaj Vaduz.