Kane mbetur edhe me pak se dy jave nga nisja e kampionatit te kategorise se dyte, tek Veleçiku ende nuk eshte zyrtarizuar asnje levizje ne merkato, ndonese perpjekjet e drejtuesve nuk kane munguar.

Ata kane tentuar te bejne goditje te rendesishme duke filluar nga emra si Alsid Tafili e per te vazhduar me Jurgen Gjinin e Donat Tomen, por ne fakt asnjeri prej tyre nuk eshte bashkuar me koplikasit.

Por nderkohe, nga skuadra jane larguar deri tani dy futbolliste. Behet fjale per sulmuesin Milla dhe mesfushorin Dulaj. Ky i fundit eshte rikthyer serish te Vllaznia U21.

Sakaq, trajneri Lika kerkon perforcime dhe drejtuesit po mundohen te bejne realitet ndonje perforcim cilesor dhe nga sa mesohet jane ne bisedime me nje ish- futbollist te Veleçikut me idene per ta rikthyer perseri ne skuader.

Veleçiku ka synime ambicioze per te tentuar deri ne fund ngjitjen ne kategorine e pare megjithate ndonje perforcim cilesor do t’i kishte bere edhe me mire skuadres./SHKODRA-SPORT.COM/