Një tjetër lojtar duket se do të ndryshojë zgjedhjen e tij sa i përket Kombëtares.
Në Kosovë raportojnë se Mirlind Daku do të jetë pjesë e Shqipërisë në të ardhmen.
Ky është lajmi i dhënë nga “Kanal 10” teksa thuhet se 25-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e FSHF.
Më herët Daku ka qenë pjesë e Kukësit, ndërsa kartoni i tij zotërohet nga Osijek.
Sa i përket Kosovës, sulmuesi ka luajtur edhe në pesë takime me Përfaqësuesen A, por kanë qenë ndeshje miqësore dhe për këtë arsye mund ta ndryshojë zgjedhjen.