Klubi i Luftëtarit do të marrë sot një vendim për të ardhmen e trajnerit Millosh Kostiç.

Burime të sigurta të gazetës pranë klubit bluzi konfirmojnë se paraditen e së mërkurës është caktuar një takim mes presidentit Grigor Tavo dhe sllovenit.

Luftëtarit i duhet të një marrëveshje me Kostiç për prishjen ne kontratës, pasi kostua është shumë e madhe.

Në rast largimi të sllovenit, emri që qarkullon për të marrë drejtimin e ekipit është ai i Sulejman Starovës, por ka edhe kandidatë të tjerë.