Java e tretë e Kategorisë së Parë do të ketë një superndeshje sikurse është ajo mes Vllaznisë dhe Dinamos.

Padyshim dy skuadra me shumë peshë në kampionatin shqiptar, megjithatë për herë të parë do të ndeshjen në një kategori që nuk u ka hije aspak.

Kështu shprehet Dinamo në një postim në rrjetin social “Facebook” në lidhje me këtë ndeshje. Pavarësisht kësaj, blutë nuk mendojnë asgjë tjetër përveç fitores dhe në Shkodër luhet vetëm për 3 pikë.

Ky sezon pritet të jetë shumë interesant, pasi nga këto ekipe, vetëm njëra prej tyre do e ketë mundësinë të ngjitet në elitë. Fundi i këtij viti futbollistik do të tregojë gjithçka.