Skënderbeu i kthehet titulli kampion i sezonit 2015-2016, i hequr dy vite më parë nga Komisioni i Etikës në FSHF.

Klubi korçar ka bërë të ditur me anë të faqes së tij zyrtare se KAS- ka pranuar kërkesën e tij për kthimin e titullit të sezonit në fjalë.

Një lajm i bujshëm në Korçë, pasi është një titull më shumë në historinë e klubit, që është në një betejë ligjore me UEFA-n në lidhje me dënimin 10-vjeçar nga Kupat e Europës që ajo ka dhënë pak kohë më parë.

Çështja vazhdon dhe klubi Skënderbeu shpreson të fitojë të drejtën edhe këtu.

Njoftimi i klubit korçar: