Mourinho po vazhdon që të habiti të gjithë opinionin sportiv. Këtë herë portugezi ka marrë një tjetër vendim që rëndon më shumë gjendjen psikologjike te lojtarëve.

Moyoral, Calafiori, Diawara, Kumbulla dhe Villar do të jenë në tribunë, duke mos u ulur as në stol kundër Napolit.

Ky vendim i zbardhur nga mediat italiane vjen pas fjalëve të Mourinhos: “Në stol nuk do të shihni më lojtarë të dobët, por 18, 19 vjeç”, u shpreh portugezi.

Padyshim qe ky eshte nje ndeshkim i madh per mbrojtesin e kombetares shqiptare i cili vinte pas disa paraqitjeve te mira me te, por tek Roma eshte tjeter histori mesa duket.