HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE FUNDIT/ Ish- lojtari i kombëtares emërohet në krye të skuadrës ballshiote

E FUNDIT/ Ish- lojtari i kombëtares emërohet në krye të skuadrës ballshiote

Ndryshime në pankinën e Bylisit pas ditë përpara fillimit të sezonit të ri në Abissnet Superiore. Trajneri aktual, Jeton Beqiri ka ndërprerë me marrëveshje kontratën me klubin ballshiot.

40-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka marrë një ofertë të parefuzueshme në termat financiarë nga Arabia Saudite, një kampionat me burime ekonomike të pakrahasueshme me Superioren.

Drejtuesit e klubit ballshiot kanë vendosur mos t’i prishin punë, duke i dhënë lejen për nisjen e kësaj aventure të re në karrierë.

Ndërkohë, SuperSport mëson se presidenti Besnik Kapllanaj ka zgjedhur Arjan Bellain si timonierin e ri të Bylisit. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare do të ketë si ndihmës grekun Konstantinos Michailidis.

Kjo është aventura e dytë në Superiore për Bellain, pasi nëntë vite më parë drejtoi për një kohë të shkurtër Luftëtarin, ndërkohë që drejtoi edhe Shqipërinë U19 në periudhën gusht 2015-nëntor 2016.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments