Tirana pret në stadiumin “Selman Stërmasi” Vllazninë në sfidën e javës së 34-të të “Abissntet Superiore”, me shkodranët që janë të vetmit që i intereson fitorja.

Bardheblutë tashmë janë zyrtarisht kampion të Shqipërisë pas triumfit javën e kaluar me Partizanin dhe tashmë luajnë vetëm për statistika.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Elvis Plori, kërkon Europën nëpërmjetë kampionatit dhe fitorja javën e kaluar me Kukësin i ka dhënë zemër shkodranëve se mund ta arrijnë këtë objektiv.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Najdovski, Zhivanaj, Behiratçe, Përgjoni, Ismajlgeci, Hoti, Totre, Toli, Xhixha, Seferi.

Trajner: Orges Shehi

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Aralica, Çoba.

Trajner: Elvis Plori