Elseid Hysaj nuk ishte mbrëmjen e djeshme me Kombëtaren në ndesjen ndaj Skocisë, por siç duket për lojtarin po vijnë lajme të mira.

Sikurse raporton e përditshmja italiane, “Corriere dello Sport”, drejtuesit e klubit janë në negociata me lojtarin për rinovimin e kontratës, ndryshe nga sa flitej se mund të largohej nga skuadra.

Ende nuk ka diçka zyrtare, por palët janë nën bisedime prej disa kohësh dhe tashmë duket se shumë shpejtë do të bëhet realitet. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim si do të shkojë kjo çështje.

Vete Hysaj nuk eshte prononcuar asnjehere ne lidhje me kete çeshtje pasi gjithçka ia ka lene ne dore menaxherit i cili duket mjaft aktiv ne merkato dhe ne media.