Liverpuli këtë sezon është një nga ekipet më të mira në Angli dhe jo vetëm. Lojtarë shumë të mirë dhe nje trajner që i merr atyre maksimumin kanë bërë që deri mëtani skudra të jetë brenda çdo objektivi.

Por, padyshim që brenda skuadrës do të ketë edhe të pakënaqur me minutat që kanë në dispozicion. Këta lojtarë padyshim që kërkojnë largimin për të gjetur skuadra dhe për të luajtur më shumë minuta.

Aktualisht nga skuadra janë larguar dy lojtarë drejt Bornemuthit, që janë Solanke dhe Klajn. Por, ky është vetëm fillimi, pasi një rradhë e gjatë emrash janë në eksod. Sipas “The Sun”, të parët që do shohin derën e daljes do të jene Starixh dhe Moreno që nuk po gjejnë hapësira mjaftueshëm. Rrugën e tyre duke se do ta ndjekin Orixhi dhe Lalana. Në një ekip kaq kompetitiv duhet më shumë punë për të arritur formacionin dhe këta të fundit nuk e kanë arritur dot.