Ne media ditet e fundit po behet fakt i kryer largimi i kapitenit Erdenis Gurishta nga Vllaznia. Pretendimet e lojtarit per te provuar nje eksperience te re, kane bere qe edhe drejtuesit kuqeblu te mos e mendojne me pjese te tyre ne sezonin e ri.

Por nga ana tjeter, pas lajmeve qe e bashkonin numrin 2 me ekipin e Partizanit, tashme thuhet e njejta gje me Tiranen. Madje burime prane bardhebluve e bejne fakt te kryer kete gje teksa sipas tyre, lojtari ka arritur nje marreveshje me kete skuader.

Nderkohe vete Gurishta eshte kontaktuar nga mediat per kete çeshtje dhe pergjigja e tij ka qene si me poshte: “Për momentin jam në bisedime me disa skuadra shqiptare dhe të huaja. Në ditët në vazhdim do të vendos për të ardhmen”.

Per 28 vjeçarin prioritet duket se eshte gjetja e nje ekipi jashte vendit per te vijuar atje karrieren e tij dhe per kete arsye, ai nuk po nxitohet per te vendosur per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/