Portieri Simon Simoni do të largohet nga Dinamo në merkaton e janarit dhe do të bëjë një hap të madh në karrierë, duke u transferuar në Bundesligën gjermane.

Ky eshte lajmi qe qarkullon prej dy ditesh dhe eshte pasqyruar edhe ne media, nderkohe qe me pas është konfirmuar edhe nga trajneri i Dinamos, Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV.

Dede u shpreh se Dinamo ka marrë një ofertë zyrtare nga një klub gjerman, emrin e të cilit nuk e zbuloi, por tha se është një nga 5 klubet kryesore momentalisht në Gjermani.

“Ka ardhur një ofertë zyrtare nga një klub i Bundesligës, për portierin Simoni. Është e vërtetë që klubi është një nga 5 kryesorët në Gjermani. Nuk kam tagrin të them emrin e klubit apo ofertën, por konfirmoj se oferta është zyrtare”- eshte shprehur ai.

Ne kete menyre, per 18 vjeçarin lezhjan duket se viti i ardhshem do te regjistroje edhe hapin e rendesishem te karrieres se tij, transferimin ne njerin prej kampionateve me te forta te Europes./SHKODRA-SPORT.COM/