Një skandal është regjistruar në prag të ndeshjes mes Goga Basket dhe Teutës dhe e vlefshme për javën e 13-të. Ky takim është anuluar për shkak të një incidenti mes presidentëve të 2 klubeve, Arqile Gorea i Teutës dhe Perikli Goga i Goga Basket

Ky i fundit nuk ka lejuar që në ambientet e Pallatit të Sportit, të futej presidenti i skuadrës mike Arqile Gorea, për të ndjekur ndeshjen e basketbollit. Në këto kushte Gorea ka tërhequr ekipin duke bërë që ndeshje mos të zhvillohet.

Kujtojmë që Teuta dhe Goga Basket, shquhen për armiqësinë e hershme mes njëra-tjetrës, sikurse edhe presidentët e të dyja ekipeve.

Nga ky vendim mbetën të zhgënjyer qindra tifozë që kishin prerë biletë për të ndjekur këtë takim. Teuta udhëheq kampionatin me 22 pikë 2 më shumë se Goga e vendit të dytë.