Diten e sotme Shkodra dhe shkodranet i kande dhene lamtumiren e fundit nje ish- basketbollisti te njohur, por edhe mesuesit te edukimit fizik, Elvis Saiti.

Ai kishte disa kohe qe po luftonte me nje semundje te rende, e cila diten e djeshme i mori edhe jeten ne moshen 40 vjeçare, duke lene nje hidherim te madh jo vetem tek familja e tij, por edhe tek komuniteti i basketbollit shkodran dhe shqiptar, por edhe shume kolege e nxenes te gjimnasit “28 Nentori” ku ai jepte mesim prej vitesh.

Elvisi ka lindur ne Shkoder me 5 mars 1981 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me basketboll duke u angazhuar me ekipin e shoqates “Shkodra Basket”, me te cilin ne sezonin 1997-1998 do te shpallej kampion i Shqiperise per te rinj.

Nje sezon me vone, kalon tek ekipi i te rriturve te Vllaznise me te cilin do te luante nje vit ku dhe do te shpallej kampion ne sezonin 1999-2000. Me pas do te kalonte ne Tirane sepse nisi studimet dhe si rrjedhoje i bashkohet ekipit te Dinamos.

Me pas gjate karrieres se tij do te luante edhe me ekipin e Valbones ku ne sezonin 2003-2004 do te shpallej kampion i Shqiperise bashke me shkodranet e tjere si Korab Llazani qe ishte drejtor teknik i ekipit apo dhe basketbollistet si Afrim Bilali, Redis Shahmani, Real Vorfa, Shkelzen Llazani e Ermal Milla.

Nderkohe ne vitin e fundit te karrieres se tij, do te luante me ekipin e Tiranes. Pas lenies se sportit nderkohe prej vitesh ka punuar me shume pasion si mesues i edukimit fizik. Ndarja e tij nga jeta ne kete mosha padyshim qe eshte nje humbje e madhe per te gjithe. Ne veçanti per familjen Saiti dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i percjell ngushellimet me te sinqerta per humbjen e njeriut te saj te dashur.