Dy dite me pare pas nje semundje te rende, eshte ndare nga jeta nje ish- futbollist i Vllaznise dhe i Veleçikut Gasper Doçi. Nje ndarje e trishte sepse nje dite para se te nderronte jete, ai mbushi 60 vjeç dhe padyshim qe kjo eshte nje humbje e madhe per te gjithe familjaret dhe miqte e tij.

Gasper Doçi ka qene nje nga mesfushoret e talentuar te Vllaznise se fillimit te viteve ’80 teksa ka shkelqyer me ekipin e te rinjve dhe me pas ka luajtur me Shpresat e Vllaznise, per te debutuar ne vitin 1986 edhe me ekipin e pare te kuqebluve.

Ndonese spikaste per vlerat e tij si mesfushor, kuptohet qe te luaje ne ato vite me Vllaznine ishte thuajse e pamundur per talentet e medha qe kishte ne rradhet e saj kjo skuader. Si rrjedhoje do te kalonte tek Veleçiku ne periudhen me te arte te tij, atehere kur kjo skuader drejtohej nga Sabah Bizi duke luajtur perkrah vellezerve Gruda, Zamir Shpuzes, Gjon Koles, Ben Çakut, Franc Ndojes etj.

Pas viteve ’90 nderkohe eshte larguar drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku ka jetuar prej shume vitesh, vend ku dhe ka nderruar jete dy dite me pare. Ne fakt Gaci veren qe shkoi ka qene ne Shkoder ku ka qendruar gjate dhe ka kaluar momente shume te bukura me shoke e miq te tij.

Nje takim qe paska qene i fundit sepse dy dite me pare, ai i ka dhene lamtumiren te gjitheve pasi nje semundje e rende i mori jeten. Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Doçi per humbjen e njeriut te saj te dashur. I perjetshem qofte kujtimi yt Gasper Doçi!