HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEcuria fantastike/ Laçi nuk humb prej tre muajsh. E fundit ndaj Vllaznisë

Ecuria fantastike/ Laçi nuk humb prej tre muajsh. E fundit ndaj Vllaznisë

Laçi ka që më 27 nëntor të vitit të kaluar që nuk njeh humbje në kampionat. Për herë të fundit kurbinasit janë thyer në Shkodër ndaj Vllaznisë me shifrat 1-0, e më pas që prej asaj ndeshjeje njohin vetëm rezultate pozitive.

Pra, në 10 takimet e fundit të luajtura për llogari të kampionatit, kanë arritur të fitojnë 9 herë dhe barazuar vetëm një ndeshje ndaj Skënderbeut në Korçë.

Kjo ecuri fantastike ka bërë që Laçi i Mirel Josës të jetë i vetmi ekip që ndjek Tiranën kryesuese, duke qenë pas 20 javësh kampionat gjashtë pikë më pak.

Këtë të diel kurbinasit kanë një ndeshje delikate ndaj Kukësit, që pozicionohet në vendin e tretë. Një tjetër fitore do të ishte hap i madh.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments