Teuta hodhi një hap të madh ditën e sotme, teksa eliminoi kundërshtarët e Beitarit të Jeruzalemit nga Europa League. Bregdetarët pasojnë kështu Tiranën, duke kaluar një tur në Europë, megjithëse në kompeticione të ndryshme. Një kualifikim ky që përkthehet edhe në më shumë të ardhura për klubin durrsak.

Kështu fitorja ka ardhur me 690 mijë euro nga pas. Kaq është shifra që arkëtojnë bregdetarët nga turi i parë i Europa League.

Ndërkohë në rast suksesi edhe në fazën e dytë të Europa League, atëherë Teuta do të ketë mundësinë të mbushë llogarinë bankare me një shifër edhe më të lartë.

E te mendosh qe para pak ditesh u perfol per mundesine e largimit nga pankina te teknikut Edi Martini, ky vertete do te ishte nje gabim i pafalshem.

Me teknikun shkodran ne krye, durrsaket fituan Kupen e Shqiperise dhe po bejne nje paraqitje shume te mire dhe ne Europe dhe padiskutim qe nje ecuri e tille e ka “blindur” Martinin ne krye te Teutes.