Ish- futbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznisë Edi Martini që nga viti i kaluar është i angazhuar me detyra të veçanta nga FSHF. Fillimisht ucaktua trajner i kombëtares U-17 për Zonën e Veriut ndërsa së fundmi, ka marrë një tjetër detyrë prej këtij institucioni. Ai është caktuar me një detyrë të veçantë nga Federata Shqiptare e Futbollit. 42 vjeçari prej dy ditësh ndodhet në Itali me një mision të veçantë, atë të përzgjedhjes së lojtarëve të talentuar të moshave që luajnë futboll në këtë vend dhe angazhimin e tyre me ekipet kombëtare të moshave të Shqipërisë.

Ai është bashkë me trajnerin e kombëtares U-21 Alban Bushi dhe atë të kombëtare U-19 Erjon Bogdani. Natyrisht që detyra e tyre është të seleksionojnë lojtarët e duhur dhe në fakt ato nuk janë të paktë sepse janë fëmijët e emigrantëve shqiptarë të cilët kanë lindur në Itali por duan padyshim që të luajnë për kombëtaren shqiptare. Dhe Martini me aftësitë që ka për të zgjedhur më të mirët, me siguri që do të godasë në shenjë.
© shkodrasport.com