Edi Reja është një tifoz i Udinezes në Serinë A. Këtë gjë trajneri i Kombëtares shqiptare e ka zbuluar në një prononcim për “Tuttoudinese.it”. 74-vjeçari mezi pret rifillimin e futbollit. I pyetur se a ka ndonjë lojtar shqiptar që mund t’ia rekomandonte Udinezes, Manaj, zgjodhi Rei Manajn, si një sulmues me të ardhme, që te bardhezinjtë mund të bënte vërtet mirë.

“Të luash në një stadium të zbrazët është diçka me të vërtetë anoramale. Gjithsesi në këtë moment nuk ka alternativa. Ndjesitë që jep stadiumi nuk mund të përjetohen në TV.

Kualifikimi me Shqipërinë në Botëror do të ishte një ëndërr. Shpresoj të jem në gjendje të kthehem në punë sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresat janë se situatat mund të zhbllokohet në fillimin e qershorit.

“Flirti” me Udinezen – Ishim shumë pranë akordit, nëse do të më kishin thirrur më shpejt, unë do të kisha pranuar menjëherë. Do të doja një projekt afatgjatë. Unë jam akoma një tifoz i Udinezes. Ekipi me ardhjen e Gotit është rritur. Ju mund të shihni se ekziston një ide futbolli. Në fillim të sezonit pati shumë vështirësi, nuk kishte një lojtar që mund të bënte një paraqitje të mirë.

Manaj te Udineze – Pierpaolo Marinos, shokut tim të dashur, unë do t’i rekomandoj marrjen e Rei Manajt. Një sulmues i datëlindjes ’97. Kur ai ishte te Interi nuk ishte ende gati, Më pas zbarkoi te Albacete dhe përfundoi procesin e tij të maturimit ku me gola dhe paraqitjet e shkëlqyera, ai e bindi Barcelonën.

Ai është një lojtar që në një ekip si Udineze mund të bënte vërtet mirë. Ka shumë lojtarë të tjerë të mirë, nëse Marino më pyet për këshilla unë do të doja t’i sygjeroja disa nga të rinjtë tanë të mirë”, u shpreh Reja.