Koronavirusi ka shkaktuar një situatë kaotike ku prej 3 muajsh është pezulluar çdo aktivitet. Analisti i njohur i sportit, Tami Kona ka folur për situatën e vështirë që përballen futbollistët në këtë kohë pandemie.

Gjatë një interviste për gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, Kona theksoi se rinisja e kampionatit në vend do të jetë shumë e vështirë, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të marrë vendimin sa më shpejt për t’i dhënë dritën jeshile futbollit në vend.

“Në kohë pandemie futbolli po kalon një moment të vështirë dhe kaotik. Nuk e kishim menduar që në arenën ndërkombëtare prej 3 muajsh mos luhet asnjë ndeshje futbolli si pasojë e pandemisë. Nuk mbaj që e njëjta situatë të ketë ndodhur më parë do të jetë problem për të gjithë, për klubet dhe anëtarët e saj”, tha fillimisht Kona.

Bien kuotat e futbollistëve – “Kur nuk luhet futboll kuotat e futbollistëve nuk qëndrojnë në vend pasi atyre u bie vlera. Në kampionatin shqiptar kemi futbollistë që sot vlejnë shumë siç janë Kallaku, Melo, Trashi, Batha dhe shumë të tjerë që kanë hyrë në marrëveshje me presidentët e klubeve për të pranuar ulje page. Problem në vendin tonë janë futbollistët e huaj me të cilët është e vështirë për të negociuar. Sot qeveria duhet të kishte dhënë një vendim përfundimtar nëse do të luhet ose jo futboll në vendin tonë.

Merkato e futbollistëve si ndikon pandemia – “Është një moment shumë i vështirë për të gjithë futbollistët. Pasi presidenti i Bylis e ka thënë hapur jemi në kushte të vështira ekonomike. Një futbollist i huaj nuk dëshiron që të shkojë në stërvitje, për shkak se nuk ka pranuar ulje të pagave. Presidenti ka bërë një pagesë 2.5 mijë euro për muajin shkurt, kurse për muajt mars, prill, maj do të paguhet rroga minimale e vendosur nga FSHF-ja.

Problem i madh është me futbollistët e huaj të cilët nuk janë edhe të mirëkuptueshëm pasi ai kërkon rrogën siç e ka në kontratë duke pranuar vetëm një ulje 70%, 60% dhe 50% , jo mos marrë fare. Presidentët janë gjetur të pa pregatitur pasi kjo situatë nuk e priste askush.

Marrim rastin që në Premier League është pranuar ulja e pagës por nuk pranohet që futbollisti mos marrë asgjë. Nuk mund të bëj avokatin e futbollistit. Të gjitha klubet në Shqipëri kanë probleme me pagat dhe po mundohen të gjejnë gjuhën e përbashkët për të mos paguar 100%.